Sulmohet me granatë dore një lokal në Pejë, Policia në kërkim të peronave të dyshuar

Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një incident mjaft i rëndë ne qytetin e Pejës, ku persona të panjohur kanë sulmuar me granatë dore një lokal në rrugën “Besnik Lajqi”.

Nga informacionet e para që ka siguruar Sinjali thuhet se të dyshuarit e kanë gjuajtur granatën dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe për rastin u njoftua po ashtu edhe Prokurori i Shtetit.

Për të lënduar deri në këto çaste nuk është raportuar, ndërkaq dëme janë shkaktuar në lokal.

Policia është në kërkim të personave të dyshuar, kurse rasti cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.