Një hotel në Gjakovë është sulmuar me armë zjarri në orët e para të së mërkurës. Nuk ka të lënduar.
Policia ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit në rrugën “Bardhyl Qaushi”. Është gjetur një gëzhojë në vendngjarje, ndërsa rasti është ende në procedurën fillestare të hetimit.
Është iniciuar vepra penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa po punohet për të identifikuar autorin/ët.