Këshilltari i Ministrisë se Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Cerim Bajrami, është sulmuar fizikisht para shtëpisë së tij në Prizren, gjatë ditës së sotme.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se është goditur me grusht dhe ka pësuar lëndime.
Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje momentale.
“Rasti i sulmit është raportuar me datë 29.02.2024 rreth orës 16:00 ne Prizren. Pas një konflikti verbal në mes të dyshuarit dhe viktimës, i dyshuari e ka goditur me boks viktimën dhe me këtë rast i ka shkaktuar lëndime në hundë.
Policia është duke u marr me rastin. Deri te fjalosja ka ardhur për shkak se I dyshuari me disa të tjerë ka qenë duke lujtur me top ndërsa viktima ka kërkuar nga ata që të ndërpresin lojën e të mos i shqetësojnë”, tha Bytyqi.
Lidhur me rastin, kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike e Boshnjakëve – Koalicioni Vakat.
“Sot është sulmuar fizikisht para shtëpisë së tij këshilltari i Ministrisë për Diasporë isprederim Bajrami. Partia Demokratike e Koalicionit Boshnjak Vakat, me indinjatën më të thellë, dënon këtë akt dhune frikacak që ndodhi ndaj z. Bajrami. Ne besojmë se sulmi fizik ndaj çdo individi, pavarësisht nga pozita apo besimet e tyre, është plotësisht i papranueshëm dhe plotësisht në kundërshtim me vlerat tona themelore njerëzore.
Sulme të tilla jo vetëm që rrezikojnë individin që është në shënjestër, ato shkelin të drejtat themelore të njeriut dhe paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë për vlerat e komunitetit Prandaj është e domosdoshme që institucionet e drejtësisë të reagojnë urgjentisht dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti të tmerrshëm“.