Cak i një sulmi kibernetik nga grupi i ashtëqujatur Anon Atreus sot janë disa faqe të tjera të institucioneve shtetërore.
Jashtë funksionit për momentin janë faqja zyrtare e Policisë së Kosovës, dhe ajo e Prokurorisë së Shtetit.
Sulmet kibernetike ndaj këtyre dy instituciomeve i ka konfirmuar vetë grupi Anon Atreus.
“Në mbështetje të lëvizjes feministe, sot po sulmojmë policinë, prokurorinë dhe gjykatën! (sulmet kibernetike, jo fizike)”, thuhet në njoftimin e Anon Atreus, përcjell mediave të Kosovës, dhe e-mail-ve zyrtarë të institucioneve shtetërore.
Faqet e institucioneve të Kosovës janë sulmuar edhe ditë më pare, duke qenë për disa orë jashtë funksionit.