Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar në fshatin Vitomiricë të Pejës, të cilët i kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa kanë qenë në kryerje të detyrës në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dy trupa të pajetë
“Janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj Kosovar të cilët fizikisht i kanë sulmuar dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare duke e siguruar një vende të ngjarjes pasi në atë lokacion janë gjetur dy trupa të pajetë”, bëhet e ditur në raport.
Si pasojnë sulmit dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuari janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet