Sulmohen dy fëmijë, vëlla e motër nga qentë endancakê në Klinë

Qentë endacakë po vazhdojnë të jenë një nga problemet që shqetësojnë qytetarët, pasi këto kafshë shihen kudo.

Në rrezik madje për jetë kanë qenë sot vëlla e motër nga Klina, njëri 8 derisa tjetri 9 vjeç.

Klina.info sjellë pamje nga plagët që fëmijët kanë marrë. Madje ata janë sulmuar në sheshin “Mujë Krasniqi”.

Si pasojë e sulmit dhe kafshimit nga qentë të njëjtit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF.

Komuna e Klinës ndonëse ka ndarë buxhet në vlerë 10 mijë euro, problemi me qentë endacakë vazhdon të jetë prezent./Klina.info/<