Mbrëmjen e djeshme kryeqyteti i Austrisë, Vjena, u trondit nga një sulm terrorist. Nga ky sulm mbetën të vrarë së paku pesë persona e u plagosën dhjetëra të tjerë.
Në këtë sulm, që u cilësua si terrorist, personat me prejardhje shqiptare u bënë lajm për përfshirjen e tyre në këtë akt.
Në sulmin terrorist në kryeqendrën austriake u përfshi edhe një i ri me prejardhje shqiptare.
Pas sulmit, Kujtim Fejzullai, 20 vjeçar u idenfikua si njëri nga sulmuesit që shtiu në persona të pafajshëm të cilët ndodheshin rrugëve të qëndrës së Vjenës.
Fejzullai është lindur dhe rritur në Austri, por ai rrjedh nga një familje shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Policia austriake reagoi shpejt, duke arrestuar 4 të dyshuarit e sulmit, ndër ta edhe të riun me prejardhje shqiptare.
E, pjesë e policisë qe kapi të dyshuarit ishin edhe tre policë shqiptarë nga Kosova. Këtë e konfirmoi vet ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vjenë. Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nënvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje. Tre prej efektivët të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqipëtarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirë integruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak”, tha kryediplomatja kosovare.
Tre policët që i luftuan dje terroristët në Vjenë ishin nga Kosova, thotë ministrja Haradinaj në Berlin
Adem Halili është njëri nga policët me prejardhje nga Kosova i cili mbrëmë u bë hero i shpëtimit të dhjetëra jetëve ku mori pjesë në arrestimin e 4 terroristëve në Vjenë.
Doruntina Miroci është policja me prejardhje nga Kosova. Këtë e konfirmoi ambasadori i Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj.
“Krenar me mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vienë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar Cufaj në rrjetin social Twitter.
Në këtë sulm nga të shtënat e sulmuesve, ku njëri ishte me prejardhje shqiptare, pati edhe të vrarë shqiptar.
Mësohet se Nexhip Vrenezi, nga Maqedonia e Veriut, humbi jetën nga të shtënat e sulmuesve.
Kjo tregon se shqiptarët ishin të përfshirë në të tria palët. Një sulmues, tre policë dhe një i vrarë.