Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 14:00 gjatë ditës së djeshme kanë pranuar një rast për sulm i cili ka ndodhur në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti, tha për KALLXO.com se lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese.
“Për detaje njoftoheni me kohë”, tha ajo.
Sipas Ahmetit, për këtë rast janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar.
“Në koordnim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, ka shtuar ajo.
Zyrtari i FFK-së, Artan Govori ka pretenduar se është sulmuar fizikisht nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ndërsa ky i fundit e ka mohuar.