Disa raketa kanë goditur një bazë ajrore amerikane në Irak.
Trupa të shumta amerikane qëndrojnë në atë bazë në veri të Bagdadit.
Sipas raportimeve të para katër persona janë lënduar.
Ky sulm vjen vetëm disa ditë pasi që Irani lansoi disa raketa balistike mbi dy baza amerikane në Irak, por që nuk u lëndua asnjë person. Sulmi ndodhi si hakmarrje ndaj vrasjes së gjeneralit iranian, Qassim Soleimani.
Ndërsa në Iran të dielën janë organizuar protesta ndaj liderëve pas rrëzimit gabimisht të avionit turistik mbi Teheran