Sulm në Tajlandë, ushtari vret së paku 12 persona

Sipas raportimeve të medieve lokale, një ushtar tajlandez i ka qëlluar për vdekje së paku persona në qytetit Nakhon Ratchasima dhe përreth tij. Ky qytet shtrihet në verilindje të kryeqytetit Bangkok.

Në rrjetet sociale u publikuan disa pamje, ku dukej një skenë sulmi afër një qendre tregtare, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Mediet lokale raportuar për së paku 12 persona të vrarë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se sulmuesi i dyshuar po qëndron i fshehur në një qendër tregtare.

Policia tajlandeze tha se ushtari e vodhi një veturë para se t’i sulmonte njerëzit me një armë të gjatë nëpër qytet.

Incidenti ende është duke vazhduar.