Një nga parkingjet e klubit më me zë në Pejë, është sulmuar me zollë. Policia është duke e hetuar ngjarjen përderisa dyshohet për ‘haraç’, dhe dëmtim të qëllimshëm të pronës biznisore e nxitur nga prapavia kriminale, transmeton Gazeta Metro.
Parkingu duket të jetë sulmuar me zollë apo me ndonjë mjetë të ngjashëm, që ka djegur dhe dëmtuar parkingun e klubit ‘Tranzit’ në Pejë.
“Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, janë dëgjuar dy shpërthime nga mjeti rrezikshëm shpërthyes dhe të shtëna me armë zjarri. Nga ky shpërthim, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, të cilit ju ka afruar ndihma e menjëhershme mjekësore në Spitalin Rajonal Pejë dhe i njëjti pas ndërhyrjes mjekësore është liruar për në shtëpi.
Fjala është për parkingun e klubit ‘Tranzit’ i cili ndodhet në rrugën tranzitore Për këtë rast deri më tani nuk është arrestuar askush, policia po punon në identifikimin e të dyshuarve. Një numër i konsiderueshëm i automjeteve të cilat ishin të parkuara në ketë vend janë dëmtuar. Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe deri më tani ende nuk janë identifikuar personat e mundshëm të dyshuar për ketë rast”, përfundoi policia. /