Sulm me shok-bomba në dy lokacione në veri

Në veri të Mitrovicës kanë ndodhur dy sulme me shok-bomba në dy lokacione të ndryshme.

Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Besim Hoti.

“Dy sulme me shok-bomba në dy lokacione. S’ka dëme, s’ka të lënduar”, është shprehur Hoti.

Kujtojmë se më herët u raportua për një tjetër shpërthim në veri, por sipas policisë, ishin vetëm mjete piroteknike.