Sukses i madh në vaksinimin e nxënësve të Klinës – mbi 97% e fëmijëve të mbrojtur!

Ekipet e vaksinimit po vazhdojnë me sukses procesin e vaksinimit në të gjitha shkollat e Komunës së Klinës.

Deri më tani, mbi 97% e nxënësve kanë marrë vaksinat, duke e bërë këtë një nga fushatat më të suksesshme të vaksinimit në komunë.

Drejtori i QKMF “Nënë Tereza” në Klinë, Prof. Ass. Dr. Gazmend Bojaj, ka falënderuar ekipet e vaksinimit dhe stafin shtesë për angazhimin e tyre maksimal në këtë proces, duke theksuar rëndësinë e kujdesit shëndetësor për të mirën e qytetarëve të komunës.