Të gjitha ata që i shkelin rregullat e karantinës në Suedi, mund të rrezikojnë deri në gjashtë muaj burg, si masë për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Deri më tani, ky shtet ka qenë shumë i hapur, por tani ka nisur të ashpërsojë rregullat, pasi pandemia është përhapur shumë në Evropë.
“Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të kabinetit që e zhvilluam mbrëmë, vendosëm që të ndalojmë grumbullimin e më se 50 personave”, ka thënë presidenti suedez Stefan Lofven.
Sipas këtij vendimi që hyn në fuqi nesër, të gjithë ata që organizojnë aktivitete kaq të mëdha dhe ata që marrin pjesë, mund të dënohen deri në gjashtë muaj burg, ose me gjobë.
Lofven iu ka kërkuar banorëve që të mos udhëtojnë në qytete tjera, derisa Pashkët t’i festojnë ndaras dhe të gjithë në shtëpitë e tyre.
Në Suedi, deri më sot janë raportuar 92 të vdekur nga koronavirusi, ndërsa 3 mijë e 46 është numri i të infektuarve.