Ushtria e Komandës Rajonale Perëndim mirëpret një grup nxënsësh nga Peja
Bellopoje, 8 Prill 2022.
Sot përfundoi vizita e rreth tridhjetë nxënësve të SHFMU “Asdreni” të Pejës në Kampin Villaggio Italia, seli e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të KFOR-it.
Pas mbërritjes, të ftuarit u përshëndetën nga komandanti i RC-W, Koloneli Marco JAVARONE, i cili u uroi mirëseardhjen në emër të të gjithë ushtarëve të dhjetë kombeve pjesëmarrëse në operacionin e quajtur “Join Enterprise”, që synon garantimin e lirisë së lëvizjes dhe sigurinë e të gjithë banorëve të Kosovës.
Më pas, nxënësit patën mundësinë të shihnin nga afër mjetet dhe materialet që përdoren nga ushtarakët, duke u treguar shumë të interesuar dhe veçanërisht kureshtarë dhe përfunduan përvojën e tyre me një foto në grup, duke sjellë në shtëpi një kujtim për ta mbajtur në kujtesë për shumë vite.
Kontingjenti shumëkombësh i udhëhequr nga Italia, i bazuar në Regjimentin e Artilerisë Tokësore “A Cavallo” të Brigadës Pozzuolo nga Friuli, vepron sipas tre udhëzimeve që synojnë garantimin e sigurisë së Manastirit të Deçanit, monitorimin e lirisë së lëvizjes në sektorin perëndimor të Kosovës dhe promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social të popullatës kosovare përmes projekteve të Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC).