Adenit Hoti dhe Medina Millaku janë studentë të vitit të katërt në Fakultetin Juridik në Universitetit të Prishtinës „Hasan Prishtina“, studentë të dalluar me notë mesatare të lartë.shkruan Klina info
Ata së bashku me 4 studentë të tjerë, si ekip i pavarur, janë pranuar dhe po përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Harvard National Model United Nation, organizuar nga Universiteti i Harvardit, Agjensione të Specializuara dhe Fondacione të Kombeve të Bashkuara.
Prezenca e tyre në këtë Konferencë prestigjioze, më e madhja në botë e llojit të vet, vlerësohet të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për studentët dhe shtetin e Kosovës.
Në Boston, Massachusetts të Shteteve të Bashkuara ku edhe po zhvillohet Konferenca, studentët kan mundësi të debatojnë, prezantojnë ide dhe programe dhe promovojnë zgjidhje konkrete për problemet globale dhe rajonale. Programet e propozuara nga ekipi nga Kosova kan arritur të përfshihen dhe votohen, si rrall të tjera, në rezolutat e Asambles së Përgjithshme çka edhe pjesëmarrjes atje i jep një vlerë më të madhe.
Studentët kan synime të qarta për përparimin dhe rritjen e kapaciteteve të shtetit tonë në fushën e politikës së jashtme, të drejtës ndërkombëtare publike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe rritjes së pjesëmarrjes së të rinjve në vendimarrje.
Në vigjiljen e Pavarësisë, prezenca e Adenit Hotit dhe Medina Millakut në HNMUN dhe sukseset e treguara e bëjnë edhe më madhështore datën dhe më krenare shetin dhe komunën tonë./Klina info/