Pas disa procedurave specifike laboratorike që kërkon kjo lloj analize bëhet ekzaminimi me kujdes përmes mikroskopit laboratorik për të shikuar madhësinë, format dhe strukturën e qelizave të ndryshme të gjakut, duke përfshirë qelizat e kuqe të gjakut (RBCs), qelizat e bardha të gjakut (WBCs) dhe trombocitet. Duke analizuar morfologjinë dhe karakteristikat e këtyre qelizave, nga rezultati i analizës, mjekët do të kene njohuri të vlefshme për shëndetin e përgjithshëm të pacientit dhe të zbulojnë anomalitë e mundshme.
Analiza punohet nga Prof.ass.Dr.sc Zafer Gashi
Mr.sc Biokimi Mjekesore & Embriolog Klinik
Biolab ZAFI tri dekada pran jush!
Shëndeti mbi të gjitha!