Stresi edhe pse është në kërkim nga Policia, vazhdon të bëjë thirrje për protestë.
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga polici në Tiranë, ka ngjallur reagime të shumta.
Madje, tash e tre ditë janë duke vazhduar protestat rrugëve të Tiranës, të cilat në disa raste kanë eskaluar.
Pjesë e kësaj proteste tash e sa ditë janë bërë edhe disa fytyra publike, përfshirë edhe reperin Stresi.
Ky i fundit është shpallur në kërkim të Policisë, por pavarësisht kësaj nuk i ka ndaluar thirrjet për protestë.
Me anë të një videoje të fundit të postuar në Instagram, Stresi ka kërcënuar Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
“Cohu shqiptare se per kete cudia me e madhe 3 dit zgjat … I bej thirrje kupoles mafioze Ardi veliu ik me mire vet ??? Se do te vim deri ne vlore o ndyrsire , Reformo policin !!!”, shkruan ai.