Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se nuk ka pasur shumë punë që është kryer në zbatim, për shkak të qëndrimeve të të dyja palëve Kosovë-Serbi.
“Ne asnjëherë nuk paralajmërojmë agjendat e cilitdo takim të radhës në kuadër të dialogut të Prishtinës dhe Beogradit, qoftë të nivelit të kryenegociatorëve ose të nivelit të lartë. Mund ta them një gjë: fatkeqësisht nuk ka pasur shumë punë që është kryer në zbatim, për shkak të qëndrimeve të të dyja palëve” ka thënë stano në konferencë.
Ndërsa, sa i përket takimit ndërmjet të dyshuarit kryesor për sulmin në Banjskë, Milan Radojçiq, me Marko Gjuriq, ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Stano ka thënë se nuk iu takon të komentojnë “çdo takim” dhe se po presin një raport përfundimtar zyrtar të hetimeve.
Nuk na takon neve që ta komentojmë çdo takim të pjesëtarëve të administratës serbe që zhvillojnë me njerëz të ndryshëm. Mendoj se atë që takoni reflekton mbi ju posaçërisht kur takoheni, posaçërisht, me një të dyshuar për vepra kriminale. Por kur aludoni në Banjskë: qëndrimi i BE-së mbetet i pandryshuar: ne po presim një raport përfundimtar zyrtar të hetimeve dhe pastaj do të shohim se si ta trajtojmë përgjegjësinë. Tani për tani nuk kemi parë një raport të tillë këtu në Bruksel”, tha Stano.