Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë, përmes një postimi në faqen zyrtare FB ka bërë të ditur se si pasojë e COVID-19 ka vdekur punonjësi i tyre, Muhamedi Rizvanolli.
Ndër të tjera thuhet se me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësor, Rizvanolli s’ia doli ta fitoi betejën me virusin e rrezikshëm.
Ky është njoftimi i plotë:
Ndahet nga jeta punonjësi ynë Muhamedi Rizvanolli
Muhamedi Rizvanolli (1957-2020) ishte shofer në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë gati 40 vite, që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës, deri në ditën kur edhe vetë rezultojë pozitiv në Covid-19.
Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë Muhamedia nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm.
Do ta kujtomë gjithmonë për urtësinë tij ,mik i shkëlqyeshëm dhe njeri i nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë.
Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!