Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci është parë teksa kundërshtonte Policinë e Kosovës në aksionin e zhvilluar sonte nëpër kafiteritë në qendër të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Gecit urdhëri që të largoheshin nga lokali ishte jo i drejtë sepse orari i gastronomisë zgjat deri në orën 23:30 e sipas tij ora ishte ende 21:55.
Si pasojë e kësaj ai tregon se ka kërkuar nga policia një urdhër me shkrim për këtë aksion por që arsyetimet e Policisë ishin se nuk janë duke u respektuar masat anti-COVID.
Postimi i plotë:
Te dashur qytetarë
Vendimi në fuqi i Qeverisë është që lokalet te punojnë deri ne oren 23 e 30 sonte me ftesën e disa miqëve të mij që kanë ardhur nga Zvicrra kam dalur me pi kafe në një kafiteri në Prishtinë.
Une isha ulur në terasen e kafiterisë, unë dhe të gjithë ata që ishin në tavolinë me mua por edhe rreth meje kishim maskat antikovid e vendosura.
Duke ditur qe vendimi i i qeverisë qê është në fuqi është që lokalet të jenë të hapura deri në orën 23:30 dhe ora ishte 21:55, një vendim të ri të qeverisë nuk ka kerkova dokument pse duhej te dilnin nga lokali pasi nuk i kishin pagua ende as pijet.
Pasi ca policë urdherun të dalin jashtë të gjithë kerkova arsyt dhe leter me shkrim.
Fillimisht nuk e dija se për çka bëhej fjalë dhe unë kërkova urdhërinë e prokurorit ose një dokument se pse duhej të dilnim nga lokali.
Ata më vonë na shpjegua se zbrazja e lokalit ishte për shkat të masave anti-Covid edhe pse nuk kishin ndoni leter te shkruar të Inspektoriatit për mbyllje të lokalit apo vendim të prokurorit. /Klina.info/