Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka filluar të ofrohen edhe shërbime me respiratorë për pacientët me COVID-19, shërbime këto që deri më tani janë kryer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Kështu bëhet e ditur, përmes rrjetit social në Facebook nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.
Sipas tyre, aktualisht po trajtohen tri pacientë me respiratorë, dy janë me CPAP mask dhe një pacientë është i intubuar.
Ndërkaq, spitali i Përgjithshëm në Pejë disponon katër respiratorë për pacientët me COVID-19, dhe për këto shërbime po kujdeset ekipi i Mjekëve Specialist Anesteziolog të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.