Peja nga sot do të ketë drejtor të ri të Spitalit.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë u bë pranim dorëzimi i detyrës zyrtare nga Drejtori i deritanishëm Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë Dr.Skender Dreshaj tek Drejtori i ri Ekzekutiv Dr.Fazli Shala.
Gjatë pranim dorëzimit u shpreh gatishmëria e plotë e bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve në këtë periudhë e me qëllim të avancimit edhe më të madh të sukseseve të Institucionit tonë që për qëllim ka ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.