Spitali i Përgjithshëm i Pejës, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook ka njoftuar se për shkak të situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi, janë ndërprerë të gjitha vizitat, .
Sipas këtij institucioni hyrja për pacientët në spital bëhet vetëm përmes Emergjencës.
Ky është njoftimi i plotë:
Ndërpriten të gjitha vizitat. Hyrja për pacientët në spital vetëm përmes Emergjencës!
Njoftohen të gjithë qytetarët se në kuadër të masave kundër koronavirusit janë ndërprerë të gjitha vizitat në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kjo është bërë në kuadër të masave mbrojtëse për pacientët, personelin e spitalit dhe ngritjes së nivelit të pastrisë dhe higjienës. Shërbimet për pacientë po vazhdojnë dhe do të vazhdojë të ofrohen normalisht. Informacionet për të sëmuret mund të merren te recepcioni i Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Pacientët duhet të jenë të pajisur me udhëzim nga niveli parësor, pra nga mjeku familjar. Përjashtim bëjnë vetëm rastet urgjente. Hyrja e të gjithë pacientëve do të bëhet vetëm nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Dyert e tjera hyrëse në Bllokun Kirurgjik dhe Internistik do të jenë të mbyllura. Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithëve në mënyrë që të kemi mundësi të vazhdojmë të ofrojmë pa pengesa shërbimet shëndetësore për të gjithë ata që kanë nevojë.