Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 83 pacientë për COVID-19.
Sipas të dhënave të spitalit, 79 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa, 17 janë në gjendje më të rëndë, transmeton Klan Kosova.
Në njoftimin e spitalit thuhet se edhe dy pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.