Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka bërë të ditur se 14 persona me covid-19, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse 6 janë të shëruar.
Në këtë spital aktualisht janë duke u trajtuar 65 pacientë, 2 janë në Respirator, 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Poashtu gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 228 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 lindje normale dhe 3 me prerje cezarianr. Kanë lindur 5 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore.
216 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,904 analiza, ndërsa janë kryer 4 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 133 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 97 Rëntgena, 21 EHO dhe 15 CT-ja.