Dukagjini i është rikthyer fitoreve në Superligë.
Skuadra nga Klina mposhti në udhëtim Malishevën në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të.
Plot shtatë gola janë shënuar në stadiumin “Liman Gegaj”, me Dukagjinin që shënoi fitore me rezultat 4-3, duke e përmbysur rezultatin nga 2-0.
Malisheva shkoi në pushim me epërsi prej dy golave, me Altin Aliun dhe Nyavedji që shënuan për vendasit.
Në pjesën e dytë Dukagjini bëri mrekullinë duke shënuar katër gola dhe përmbysi rezultatin në 4-2.
Iljasa Zulfiji ngushtoi rezultatin në minutën e 47-të.
Me golat e Marclei Santos në minutat e 55-të dhe të Iran Junior në minuteën e 70-të, Dukagjini përmbysi ndeshjen, duke kaluar për herë të parë Dukagjinin në epërsi.
Golin e sigurisë e shënoi Altin Mërlaku në minutën e 80-të.
Në minutat shtesë, dukagjini ngushtoi rezultatin në 4-3, me golin e Arlind Veliu.
Me këtë rezultatë, Malisheva dhe Dukagjini kanë pikë të barabarta, nga 12 soh, duke u renditur në pozitat pesë dhe gjashtë.