Gjykata Speciale do të shpallë aktgjykimin për Salih Mustafën, më 16 dhjetor.
“Sot, më 6 dhjetor 2022, Trupi Gjykues i caktoi shpalljen e aktgjykimit në çështjen kundër Salih Mustafës më 16 dhjetor 2022 në orën 09:00”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Mustafa është arrestuar më 24 tetor të vitit 2022. Ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: Ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.