Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë me dije se pas arrestimit Kryetari i OVL-së së UCK-së, Hysni Gucati është transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.
“Informacioni për datën dhe orën e paraqitjes së parë të Hysni Gucatit para gjykatësit të procedurës paraprake do të njoftohet më vonë”.
Seanca e parë do të jetë e hapur