Sikurse është njoftuar në kalendarin e Gjykatës Speciale, paraqitja e mëtejshme e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt është caktuar për sot,
Gjatë pjesës së parë të seancës që sapo ka nisur, Gucatit e Haradinajt do t’i kërkohet të vetëdeklarohen fajtor ose të pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tyre të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores.
Nëse të akuzuarit nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarve, në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores.
Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e parë për ecurinë e çështjes.