Gjykata Speciale në Hagë e ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit ndaj Salih Mustafës, të arrestuarit të parë të saj,
Kështu ka bërë të ditur gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, përmes njoftimit zyrtar të hënën mbrëma.
Rasti i Mustafës, sipas gjykatës, mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm duke qëndruar në paraburgim.
Mustafa do të qëndrojë edhe dy muaj të tjerë në paraburgim. Gjyqtari Guillou brenda kësaj periudhe do e shqyrtojë nëse arsyet e paraburgimit ende ekzistojnë dhe më pas do të merr një vendim për përfundim apo vazhdim të paraburgimit.
Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale. Ai u arrestuar më 24 shtator, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte, derisa seanca e parë dëgjimore ndaj tij u mbajt më 28 tetor.