Trupi Gjykues ka vendosur që në çështjen ndaj të akuzuarit Pjetër Shala, procedurat për dëmshpërblim dhe ato penale, të zhvillohen njëkohësisht
Një vendim të tilë, Trupi Gjykues e mori me 9 shkurt. Gjithashtu, në lidhje me këtë çështje u vendos që në rast të shpalljes fajtor, Trupi Gjykues nuk do t’i referojë viktimat për padi civile në gjykatat e Kosovës, shkruan rtklive
Krejt kjo në përputhje me nenin 22(9) të Ligjit dhe rregullës 167 të Rregullores, por njëkohësisht do të nxjerrë një Urdhër për Dëmshpërblim, në përputhje me nenet 22(8) dhe 44(6) të Ligjit
Rrjedhimisht, Trupi Gjykues në këtë çështje do t’i ndjek procedurat e njëjta si në çështjen Salih Mustafa.