Gjykata Speciale po vazhdon të dërgojë ftesa për ish-luftëtarët e UÇK-së.
Në mëngjesin e sotëm, ftesë nga Specialja ka marrë edhe ish-luftëtari I UÇK-së, Nuredin Ibishi, I cili gjatë luftës ka qenë epror në Zonën Operative të Llapit.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari I OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
“Sapo mora lajmin se Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për bashkëluftëtarin Nuredin Ibishi – Leka, i cili gjatë kohës së luftës ishte epror në Zonën Operative të Llapit. Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë’, ka shkruar Gucati.