Skënder Zhitia, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i cili tha se Zhitia, njësoj si të gjithë luftëtarët e UÇK-së, do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë.
Ky është njoftimi i plotë i Gucatit:
Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skënder Zhitia, një ish-luftëtar i zoti i UÇK-së, Skënderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh.
H.G