Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se është duke kryer disa operacione në Prishtinë,
Informacione të tjera lidhur me këto operacione kanë njoftuar se do të publikohen më vonë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.
Ky operacion i Speciales mëngjesin e sotëm është duke u kryer në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi./