Spanja kalon në gjysmëfinale

Spanja fiton ndeshjen dramatike kundër Gjermanisë.

Spanja mori goditje që në minutën e tetë të ndeshjes ndaj Gjermanisë, Për shkak të një lëndimi të pësuar në një duel, Pedri është dashur të zëvendësohet, Dani Olmo hyri në vend të tij.

Për Gjermaninë, më i rrezikshmi u tregua Kai Havertz që shpërdoroi dy raste të mira shënimi. Kjo e përshkruan edhe këtë 45-minutësh të parë.

Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për spanjollët, ku Spanja ka kaloi në epërsi 1:0 ndaj Gjermanisë.

Dani Olmo gjuajti bukur në minutën e 51-të, ndërsa goditja e tij ishte e saktë.

Gjermania provoi golin me Fuellkrug, i cili goditi shtyllën në minutën e 77-të.

Gjermania gjeti barazimin me Florian Wirtz, i cili realizoi për 1:1 në minutën e 89-të.

Kështu përfunduan dy pjesët dhe, në bazë të rezultatit, dy ekipet do të vazhdojnë në “extra time”.

Dhe golin e fitores per 2:1 shenoi Mikel Merion.

Dani Olmo krosoi, ndërsa Mikel Merino shënoi për 2:1 në minutën e 119-të.