Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon ndeshjen historike të saj, atë me Anglinë.
Anglia ka ardhur në Kosovë për herë të parë dhe kjo është ndeshja më e rëndësishme që Kosova e zhvillon në Prishtinë.
Ndeshja është e vlefshme për kualifikime në Euro 2020 dhe zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri”.
Lojtarët e Anglisë dhe tifozët anglezë janë duke u pritur në mënyrë të veçantë nga “Dardanët” dhe gjithë qytetarët e Kosovës, për nder të të cilëve janë organizuar pritje speciale