Në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës, do të zhvillohen dy ndeshje.
Të dy përballjet fillojnë nga ora 17:00, dhe do të jenë tejet interesante për t’u parë. Gjilani është nikoqir i Trepçës ’89, duke e pritur në stadiumin e qytetit, derisa do kërkojnë pikët e plota.
Gjilani aktualisht ka dy fitore dhe një barazim, duke qenë në krye të tabelës me shtatë pikë, ndërsa skuadra nga Mitrovica është në të shtatin me dy sosh pas dy barazimesh.
Një takim interesant është edhe ai në Malishevë, kur në stadiumin “Liman Gegaj”, Drenica do të synojë të marrë së paku një pikë.
Malisheva aktualisht ka tre pikë, pas një humbje dhe një fitore, ndërsa skuadra nga Skenderaj ka një sosh, pas një barazimi dhe dy humbjesh.