Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Kjo gjendje meteorologjike që ka përfshirë vendin është pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë i ulët deri mesatar.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të favorshme , përpos në disa lokalitete të kufizuara, ku ka mundësi të ketë stuhi.
Do të fryjë erë herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës mundë të arrijë rreth 18m/s. /Klina.info/