Intervale me diell parashihen për ditën e enjte, me vranësira kalimtare herë pas here. Zhvillime të vranësirave lokale orëve të pasdites, mund të sjellin kushte për ndonjë rrebesh shiu, kryesisht përreth zonave malore në perëndim të vendit.
Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 20C e 22C, njofton Prishtina Weather.
Ditën e premte sërish fillojnë të shihen vranësirat mbi vend, derisa orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten edhe të reshura shiu. Reshjet e shiut vazhdojnë edhe gjatë natës në mes së premtes dhe së shtunës, kur edhe pushojnë orëve të mëngjesit.
Nga mesdita do të ketë më shumë intervale me diell. Të dielën e të hënën mot më stabil, me kthjellime e diell. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 20C e 22C.