Sot varroset futbollisti Erjon Morina, babai i tij njoftim për ceremoninë komemorative

Me zemra të thyera dhe dhimbje të thellë, familja Mirena njofton se sot do të përcillet për në banesën e fundit futbollisti Erjon Morina.

Trupi i të ndjerit do të vendoset për nderime në shkollën fillore “Bajram Curri” në Drenovc, te Malishevës nga ora 13:00 deri në 14:00, ku të afërmit, miqtë dhe të njohurit mund t’i japin lamtumirën e fundit në një ceremoni komemorative.

Pas kësaj, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00.

Babai i tij, Ilir Mirena, bashkë me familjen, falënderon të gjithë ata që ndajnë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe dhe që i qëndrojnë pranë në këtë ditë të trishtë.