Gjatë pasditës së djeshme është gjetur i verur afaristi Lulzim Kryeziu, ndërsa sot atij do t”i jepet lamtumira e fundit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Bubavec të Malishevës. Familjarët e tij kanë njoftuar se funerali niset nga Ranchi i tyre në këtë fshat.
Lidhur me këtë rast nga prokuroria rajonale e Gjakovës thanë se janë duke e hetuar këtë rast që u cilësua si vetëvrasje.