PRISHTINË | 04 NËN 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online
18 vjeçari, Gazmend Zogaj i cili humbi jetën pas aksidentit derisa sa ishte duke e drejtuar një motoçikletë, do të varroset sot.
Në orën 13:00 do t’i jepet lamtumira e fundit 18 vjeçarit, i cili humbi jetën mbrëmë teksa ishte goditur nga një veturë.
Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Zajm.
Policia ka thënë se Gazmend Zogaj ka arritur në Spitalin e Pejës pa shenja jete, ndërsa shoferi i veturës së tipit “Jeep” është arrestuar./GM