Në 1 vjetorin e vdekjes së veteranit të UÇK-së dhe gazetarit, Valdet Berisha, u bë zbulimi i lapidarit të tij.
Gjithashtu në këtë përvjetor, u zbulua edhe lapidari i Halil Berishës, ku të dy ishin edhe djemë të axhallarëve, të cilët ishin të pandarë, kështu duke mos i ndarë as vdekja.
Në këtë ceremoni, morën pjesë familjarë, miq e bashkëluftëtarë të tyre, të cilët edhe shprehën dhimbjen, por dhe krenarinë për Valdetin e Halilin.
Në këtë përvjetor, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të partive politike, po edhe kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ku dhe mbajti një fjalë rasti.
Po ashtu ishin edhe Organizata të dala nga lufta e fundit, dega OVL UÇK në Klinë.
Esat Raci nga PDK, Besim Hoti nga LDK, Zafer Gashi nga VV, Mulla Xhevat Hoxha, Kryetari i Shoqatês Nika Mertur, Krisë Mulaj, pjesëtarë të Policisë, bashkëluftëtarë e bashkëfshatar nga Gjurgjeviku i Madh.