Sot do të testohen 10 raste, persona nga komuna e Klinës. 5 raste do të jenë nga fshati Çabiq, familjarë të njërit prej të prekurve nga komuna jonë, e cila ishte me vendbanim në Prishtinë; ndërsa 5 persona të tjerë janë nga fshati Bokshiq, të cilët janë familjarë të njërit prej të prekurve në komunën e Gjakovës. Personat do të testohen për arsye se kanë pasur kontakt me dy të lartëcekurit. Shpresojmë që të rezultojnë negativ, shkruan Klina info.