Në ambientet e kazermës “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të mbahet sot ceremonia e përmbylljes së garës ndërkombëtare tradicionale “Ushtari më i mirë 2022”.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, gjeneralë, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të FSK-së si dhe pjesëmarrës nga ushtritë e vendeve partnere.
Ceremonia do të mbahet me fillim nga ora 11:00.
Ndryshe gjatë vitit të kaluar, pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sokol Ahmeti, ka zënë vendin e parë në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë” në Kroaci.
Kjo garë është mbajtur në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj.
Pjesë e saj ishin dy pjesëtarë të FSK-së ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe