1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.
Ai është lindur me 1 nëntor 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra heroikisht me 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.
Bashkë me Zahir Pajazitin, u vranë edhe Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.
Me rastin e ditëlindjes së heroit, zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri, do të bëjë homazhe te varri i tij në fshatin Turuqicë të Podujevës dhe te shtatorja në Prishtinë.