Sot do të rivarrosen mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës nga Masakra e Krushës së Vogël.
Rivarrimi do të bëhet me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, duke filluar nga ora 12:00, ku do të rivarrosen në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Krushë të të Vogël.
Mbetjet mortore u takojnë: Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur me datën 26.03.1999, Nue (Shyt) Prenkaj, viti i lindjes 1960, i zhdukur me datën 26.03.1999, Sami (Aziz) Shehu, viti i lindjes 1974, i zhdukur me datën 26.03.1999, Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur me datën 26.03.1999, Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur me datën 26.03.1999 dhe Skifter (Osman) Batusha, viti i lindjes 1981, i zhdukur me datën 26.03.1999
Zyra e kryeministrit, mes tjerash, bën të ditur se procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të shtatë viktimave të luftës, që ishin në listën e personave të zhdukur, janë kryer sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore,