Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga sot do të rikthehet puna në ambulanca specialistike, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.
Poashtu, nga e hëna hapësirat e klinikave interne janë liruar dhe më nuk ka pacientë me koronavirus.
Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre.