Sot është dita e fundit që qytetarët në veri të Kosovës kanë mundësi të ri-regjistrojnë automjetet e tyre nga targat ilegale serbe në ato RKS-Republika e Kosovës.
Që nga 1 nëntori e deri më sot (15 dhjetor) 3,400 mijë qytetarë kanë aplikuar për ri-regjistrim të veturave në veri.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.
Ndërkaq, në rast se nuk shtyhet përsëri afati, pas 15 dhjetorit Elshani tha se veturat me targa ilegale do të konsiderohen si të paregjistruara.
Ai po ashtu theksoi se nëse një veturë del në komunikacion me targat ilegale, shoferit do t’i shqiptohet gjobë prej 150 euro si dhe do t’i merren targat, dokumentacioni dhe vetura do të largohet nga komunikacioni.
Mirëpo, siç tha ai nëse sërish personi del në komunikacion me të njëjtën veturë atëherë ajo do të konfiskohet.